A do jetë Artan Grubi drejtor i qendrës për menaxhimin e krizave?

Në Prishtinë po mbahet Samiti i Komisioneve parlamentare të politikës së Jashtme, ndërsa një ndër temat e këtij diskutimi është edhe ballafaqimi apo sfidat e krizës me refugjatët, ku Bashkimi Demokratik për Integrim ka emëruar Artan Grubin si përfaqësues për Shkupin.

Mediet maqedonase shkruajnë se duke pasur parasysh temën në fjalë, në këtë tryezë duhet të kishte marrë pjesë drejtori i Qendrës për menaxhimin e kriza, Agron Buxhaku.

Nga ana tjetër, me anë të një postimi në “Facebook”, Grubi shkruan:

“Sot dhe nesër, bashkë me shumë kolegë nga e gjithë Evropa, marrë pjesë në Samitin e Komisioneve Parlamentare të Politikës së Jashtme që po mbahet ne Prishtinë.

Kryetari i Kuvendit z. Kadri Veseli foli mbi perspektivat e zgjërimit të Bashkimit Evropian dhe nevojës së mbajtjes së dyerve të hapura për vendet e Ballkanit.

Më vonë, Presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi, do të flet edhe për nevojën që të përforcohet bashkëpunimi midis vendeve të Ballkanit në drejtim të integrimit dhe tejkalimit të barierave rajonale, ndërsa Kryeministri Isa Mustafa do të flasë për sfidat e krizës me refugjatët. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu