Jolie flet për herë të parë për ndarjen nga Pitt: Gjithmonë do të jemi një familje

Angelina Jolie ka folur për herë të parë rreth ndarjes nga Brad Pitt dhe pasojat që i ka lënë ndarja te gjashtë fëmijët e tyre.

Aktorja e famshme, e cila është dëshmuar edhe si regjisore, ndodhet në Kamboxhia për të promovuar filmin e saj të ri, ndërsa në një intervistë për BBC ka folur me emocion dhe në lot për jetën e saj private.

“Nuk dua të flas shumë për këtë temë, vetëm dua të them se është një periudhë e vështirë dhe ne si familje do mbetemi gjithmonë një familje”.

“Ka qenë shumë vështirë. Shumë njerëz ndodhen në situata të këtilla. E gjithë familja ime ka kaluar një periudhë shumë të vështirë”, ka thënë Angelina.

Kujtojmë se Jolie i kishte dërguar dokumentet për shkurorëzim në shtatorin e kaluar dhe kishte kërkuar kujdestari të plotë për fëmijët. Mirëpo, për këtë gjë është duke u përballur në gjyq me Pitt, njofton Telegrafi.

“Fokusi im është te fëmijët, te fëmijët tanë. Ne jemi familje dhe gjithmonë do të jemi dhe kështu e konsideroj. Shpresoj që kjo të na afrojë në njëfarë mënyrë dhe të na bëjë më të fortë”, ka theksuar më tej aktorja.

Gjatë fundjavës, Angelina ishte e pranishme në Kamboxhia për premierën e filmit të saj, “First They Killed My Father”, që flet për krimet e Kmerëve të Kuq. Me të atje ndodheshin edhe gjashtë fëmijët e saj. /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu