Jostabilitet në Qeveri, çfarë po zihet në Maqedoni?

Një qeveri që u formua plotë gjashtë muaj pas zgjedhjeve, një qeveri shumëngjyrëshe, një qeveri shumëpartiake, një qeveri reformatore, kjo është qeveria e re e Republikës së Maqedonisë.

Ende pa e mbushur 100 ditëshin nga formimi i saj, kanë filluar të paraqiten plasaritjet e para në fasadën e kesaj qeverie të ngjyrosur me ngjyra të Bashkimit Europian e NATO-s. Nga deklaratat e kryetarit të LR-PDSH-së për largim të mundshëm nga qeveria nëse brenda 100 ditëshit nuk kalon ligji për gjuhët, e deri tek takimet e kryeministrit Zaev me opozitarët e Besës,  si dhe takimi i dy “ujqëve të vjetër” të politikës shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmeti e Menuh Thaçi e vë në një pikpyetje stabilitetin e qeverisë.

Përderisa para opinionit të gjërë duket se gjithqka po shkon si është më së miri, ka shumë çështje të cilat kërkojnë vëmendje dhe zgjidhje të shpejtë nëse Maqedonia nuk dëshiron të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.

Sela nuk lëshon pe

Zijadin Sela që nga dita e parë e fushatës parazgjedhore, është i vetmi i cili me këmbëngulje edhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë po lufton për të drjejtat e etnicitetit shqipëtarë në Maqedoni, e këtë gjë si duket po vazhdonë ta bëjë edhe nga brenda qeverisë. Ai, ashtu si edhe anëtarët e tjerë të partisë së tij, disa herë ditëve të fundit kanë kërcënuar se nëse nuk kalohet në Kuvend ligji për gjuhët, ku pritet që gjuha shqipe të jetë e barabartë me atë maqedonase në nivel institucional në gjithë Maqedoninë, do të dalë nga Qeveria e Zaevit. Ai këtë kusht ka thënë se ia ka dhënë Zaevit kur është pajtuar të hyjë në koalicion me të dhe BDI-në. Nuk kanë ngelur edhe shumë dit deri në 100 ditëshi dhe mbetet të shihet nëse do të kaloj ligji për gjuhët dhe si do të reagoj Sela më lidhje me këtë çështje.

BDI ëndërron BE dhe NATO, i harron problemet elementare të votuesve të saj

Bashkimi Demokratik për Integrim po vazhdon të zotohet se do të shpie Maqedoninë më afër Bashkimit Europian dhe NATO-së, por po harron se votuesit e saj jetojnë në një shtet ku luftohet për ekzistencë. Një nga motot e fushatës parazgjedhorw të BDI-së ishte “Koha është tani për gjuhën”  por tani që janë në Qeveri, për dallim nga partia tjetër shqiptare , nuk duket se po ju pengon aq edhe nëse ligji për gjuhët nuk kalon brenda 100 ditëshit, ashtu siç ishte premtuar nga kryeministri Zaev, të paktë ende nuk janë deklaruar në lidhje me këtë çështje.

Thaçi “rezerva e artë”

Në kohë kur Sela me dy deputetët e saj kanë filluar të japin kushte dhe duke kërcënuar m largim nga Qeveria, për ti treguar ndoshta Selës se ka zëvendësim për të, Ali Ahmeti u takua me “mikun e tij të vjetër”, Mebduh Thaçin. E për të siguruar se ky takim do të ketë efektin e nevojshëm, bënë që të gjitha mediat e mundshme të kuptojë për “takimin r tyre” joformal në një hotel të Shkupit.

Besa do të jetë opozitë konstruktive?

Përderisa Ahmeti ka takuar Thaçin, si mundësi ndoshta e kyçjes së tyre në Qeveri, kryeministri Zoran Zaev ka parapëlqyer që të marrë situatën në duart e veta duke realizuar takim me kryesinë e Lëvizjes Besa për ndonjë skenar të mundshëm për të kyçur edhe këtë parti në qeverinë e tij. Tentimi i tij i parë gjatë negociatave për koalicion pati dështuar për shkak të kërkesave të Besës për të pasur garanci në letër për disa çështje, por reformatimi i mundshëm i qeversë në vjeshtë mund të jetë një mundësi e pa përsëritur për Lëvizjen Besa për tu bërë pjesë e qeveisë.

Përderisa zgjedhjet lokale pritet të.mbahen në tetor ose nëntor, reformatimi i Qeverisë pritet të ndodhë disa javë para zgjedhjeve, me qëllim që disa funksionarë të tanishëm qeveritarë të kandidojnë për kryetarë komunash në disa komuna kyçe për partitë politike.

Por ky reformatim i mundshëm i Qeverisë mund të jetë mundësi për hyrje dhe dalje të partive nga koalicioni qeverisës./InfoShqip.com

 

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu