Ju kujtohet Xhemre tek ‘Kuzey dhe Guney’… Shikoni të dashurin e saj (FOTO)

Aktorja turke, Oyku Karayel, e njohur për rolin e famshëm të Cemre Cayak në serialin Kuzey Guney, i transmetuar edhe në ekranin shqiptar, është kapur mat mbrëmjen e djeshme në momente romantike me të dashurin.

Prej kohësh, Cemre dhe këngëtari 30-vjeçar Can Bonomo përfliten në mediat turke për një lidhje të mundshme mes tyre, pas një kohe pushim që kishin të dy nga marrëdhëniet e mëparshme të cilat nuk ishin bërë publike.

Çifti, që vetëm pak kohë më parë kishin deklaruar se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, me sa duket janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit.

Mediat turke kanë postuar sot fotot kur çifti janë kapur duke u puthur ndërsa aktorja bukuroshe sapo kishte dalë nga një festë me miqtë.
Oyku Karayel, e cila i është rikthyer ekranit me një projekt të ri, serialin ‘Heartbeat’, ka qenë duke festuar në Cihangir me shoqërinë, por pas festës, ka vrapuar në krahët e të dashurit.

30-vjeçari Bonomo, i cili ka prezantuar Turqinë në Eurovision, në vitin 2012, Baku, Azerbaijan, e ka pritur në shkallë aktoren 26-vjeçare.
Can Bonomo dhe Oyku Karayel janë ndarë pak kohë më parë dhe flitet se kishin krijuar lidhje të tjera që nuk u mësuan. Këngëtari i njohur ishte vetëm në Asmalimescit, ndërsa Cemre, pasi kaloi kohë me miqtë në Cihangir, nuk mund të qëndronte larg tij. Bonomo e ka pritur aktoren në shkallë ku edhe shkëmbyen puthje të nxehta nën dritën e hënës…. dhe të aparatëve që e regjistruan momentin romantik.

Çifti, që vetëm pak kohë më parë kishin deklaruar se i kanë dhënë fund marrëdhënien së tyre, janë kapur mat duke u puthur.

Can Bonomo dhe Oyku Karayel janë ndarë pak kohë më parë dhe flitet se kishin krijuar lidhje të tjera që nuk u mësuan. Këngëtari i njohur ishte vetëm në Asmalimescit një natë më parë, ndërsa Cemre, ylli i serialit të ri ‘Heartbeat’, pasi kaloi kohë me miqtë në Cihangir, nuk mund të qëndronte larg të dashurit. Bonomo e ka pritur aktoren në shkallë ku shkëmbyen edhe puthje të nxehta nën dritën e hënës…. dhe të aparatëve që e regjistruan momentin romantik.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu