Ka ndërruar jetë babai i Mourinhos (Foto)

Felix Mourinho, babai i strategut portugez, Jose, ka ndërruar jetë në moshë 79-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar ish-klubi i tij, Belenenses.

Babai i trajnerit të Manchester Unitedi ka pasur një karrierë të gjatë si portier, ndërsa ka luajtur edhe për Portugalinë.

Mourinho e ka publikuar një fotografi në profilin e tij në Instagram për ta kujtuar babanë e ndjerë.

Varrimi i Felix është caktuar për ditën e martë në Setubal./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu