Kamerieri që po barte një tenxhere me supë të nxehtë rrëshqet, përvëlon vogëlushin që ishte pranë tij (VIDEO, +18)

Një djalë i vogël nuk mund të ndalej duke bërtitur nga dhimbjet e mëdha, kur një kamerier derisa po ecte pranë tij rrëshqiti dhe ia derdhi mbi trup supën e nxehtë.

Vogëlushi është dërguar me urgjencë në spital për trajtim, pasi kishte pësuar djegie nga supa e nxehtë që ishte në tenxhere.

Videoja është filmuar nga kamerat e sigurisë brenda një restoranti në qytetin kinez Yongzhou, ku shihej vogëlushi duke luajtur me telefon mobil derisa qëndron i ulur me familjen.

Por, derisa kamerieri po kalonte pranë tij, rrëshqiti dhe tenxherja e mbushur me supë të nxehtë iu derdh mbi trup, duke e lënë vogëlushin të bërtet me zë të latë nga dhimbjet e mëdha.

Ajo çfarë është më e tmerrshme është fakti që pjesa më e madhe e supës i derdhet në fytyrë, kurse pamjet e djegies së vogëlushit janë shpërndarë në masë të madhe në internet.

Nuk dihet nëse familja e tij do të ndërmerr masa kundër pronarit të restorantit, ndërsa kamerieri kishte rrëshqitur pasi dyshemeja ishte e lagur me vaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu