Kandidati i Aleancës për Shqiptarët: Do të jem krahu i djathtë në fitoren e madhe

Kandidati i Aleancës për Shqiparët për kreun e Komunës së Likovës, Bekim Afuzi ka shprehur përkrahje publike për kandidatin e Lëvizjes BESA, Shaban Zendeli, i cili në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale do të përballet me kandidatin e BDI-së, Erkan Arifi.

Afuzi ka postuar në Facebook një foto ku shihet bashkë me kandidatin e Lëvizjes BESA, i shoqëruar me mesazhin: Do të jem krahu i djathtë në FITOREN E MADHE.

Edhe kjo është në frymën marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar nga dy partitë për ta mbështetur njëra-tjetrën në rrethin e dytë të zgjedhjeve.

Në rrethin e parë, Bekim Afuzi ka marrë 1.901 vota, ndërsa Shaban Zendeli i Lëvizjes BESA ka marrë 2.607 vota. /SHENJA


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu