Kap hajdutin në shtëpi dhe e dhunon për 5 orë, në fund lushnjarit i ndodh gjëma

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Konjat të Lushnjes.

41-vjeçari Shkëlqim Çollaku ka hyrë ën shtëpinë e Nertil Hajdarit dhe i ka vjedhur motorin, të cilin e ka çuar më pas në shtëpinë e të vëllait Lulëzim Çollakut.

Hajdari e ka kapur kur Çollaku u kthye për herë të dytë në banesën e tij për të grabitur të tjera gjëra.

Ai e ka mbajtur hajdutin aty për 5 orë peng duke ushtruar dhunë ndaj tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, ndaluan shtetasit:

-Shkëlqim Çollaku, 41 vjeç, banues në fshatin Çermë, Divjakë.

-Lulëzim Çollaku, 45 vjeç, banues në fshatin Shegas, Lushnje.

-Nertil Hajdari, 31 vjeç, banues në fshatin Konjat, Lushnje.

Në datën 19.11.2017, rreth orës 18:20, shtetasi Shkëlqim Çollaku, në fshatin Konjat, ka vjedhur një motoçikletë të markës “Piaggio”, pa targa, në pronësi të shtetasit Nertil Hajdari, dhe e ka çuar për ta fshehur në banesën e vëllait të tij Lulëzim Çollakut, të cilin e ka vënë në dijeni për faktin se motorrin e kishte vjedhur.

Më pas, shtetasi Shkëlqim Çollaku është kthyer në banesën e shtetasit Nertil Hajdari për të vjedhur sende të tjera por është kapur nga shtetasi Nertil Hajdari, i cili e ka mbajtur dhe dhunuar fizikisht shtetasin Shkëlqim Çollaku në banesën e tij për rreth 5 orë dhe më pas e ka lënë të lirë.

Shtetasi Nertil Hajdari këtë ngjarje nuk e ka njoftuar në organet e rendit dhe pasi e ka lënë të lirë shtetasin Shkëlqim Çollaku, ka mbajtur motoçikletën e markës “ ICO“, me targa AP072 në pronësi të vëllait të tij, shtetasit Lulëzim Çollaku, duke kryer vetëgjyqësi.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Lushnjes për veprën penale:

“Vjedhje”, në ngarkim të shtetasit Shkëlqim Çollaku.

“Përvetësimi i sendeve të vjedhura”, në ngarkim të shtetasit Lulëzim Çollaku.

“Vetgjyqësia” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, në ngarkim të shtetasit Nertil Hajdari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu