Katalunia suspendon shpalljen e Pavarësisë

Udhëheqësi i Katalunisë, Carles Puigdemont, ka deklaruar se rajoni ka “fituar të drejtën” për pavarësinë nga Spanja, por ka vendosur “suspendim” të shpalljes, për siç thuhet, tu lënë vend bisedimeve.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Puigdemont bëri deklaratën në Parlamentin katalanas në Barcelonë, pak më shumë se një javë pas një referendumi të diskutueshëm që u shpall i paligjshëm nga Spanja dhe i prishur nga një goditje e dhunshme nga policia kombëtare.

“Me rezultatin e referendumit të parë të 1 tetorit, Katalunia ka fituar të drejtën për të qenë një shtet i pavarur. Ajo ka fituar të drejtën për t’u dëgjuar dhe respektuar”, u tha Puidgemont delegatëve. “Unë mbroj mandatin e popullit të Katalunias për t’u bërë një republikë e pavarur”, tha ai.

Por ai shtoi se parlamenti duhet të pezullojë një deklaratë formale në mënyrë që të vazhdojë dialogun.

Më parë sesioni parlamentar u vonua për pak më shumë se një orë, mes raportimeve se përpjekjet e minutës së fundit në ndërmjetësimin ndërkombëtar ishin në proces.

Madridi dhe Bashkimi Europian kishin lutur Puigdemont të tërhiqej nga një veprim i tillë. Ndëkraq Qeveria spanjolle kishte paralajmëruar Puigdemont të mos merrte ndonjë veprim “të pakthyeshëm”. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu