Katarakti senil (perdja e syrit), diagnoza dhe si bëhet trajtimi i tij

Katarakti senil është sëmundje e shpeshtë e syrit që populli e njeh si “perdja e moshës”. Është gjendje e humbjes së tejdukshmërisë së thjerrëzës natyrore të syrit e cila në kushte fiziologjike është transparente.

Dr. Anita Syla Lokaj, Phd Candidate
Specialiste e Oftalmologjisë
tel. 044 756 682

Ky turbullim i thjerrëzës ndikon në mënyrë të vazhdueshme në uljen e shikimit dhe pacientët shohin si nëpërmjet një perdeje të hollë e cila vazhdimisht trashet dhe e vështirëson shikimin.

Thjerrëza e syrit është një strukture bikonvekse e vendosur në pjesën e mesme të kokërdhokut të syrit. Kjo thjerrëz si strukture transparente, është pjesë e rëndësishme e aparatit dioptrik të syrit dhe funksioni i saj është i shumëfishtë si:

▪ Refraktar
▪ Akomodativ dhe
▪ Protektiv ose mbrojtës (kryesisht mbron nga rrezet ultraviolete)

Thjerrëza ka të njëjtin funksion sikur thjerrëza e aparatit fotografik. Ajo shërben për thyerjen e rrezeve të dritës dhe fokusimin e tyre në retinë, në mënyrë që shëmbëllimi i figurave të jetë i qartë.

Prandaj turbullimi i saj bën që të ulet sasia e dritës që kalon përmes saj dhe personat që preken nga katarakti në stadet e avancuara, mund të dallojnë vetëm dritën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu