Katërvjeçari si mban dot lotët gjatë fjalimit të njerkës së tij, merr gjithë vëmendjen e të pranishmëve (VIDEO)

Dy shërbyes të ushtrisë amerikane, rreshteri Joshua Newville dhe Emily Leehan kanë vendosur që të kurorëzojnë dashurinë e tyre, por vëmendjen e shfaqjes e mori djaloshi 4 vjeçar.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një moment kur gruaja i drejtohet me disa fjalë djalit të burrit të ardhshëm të saj.

“Ndonjëherë kemi pasur edhe tensione mes vete, por dua ta dish se kjo ka ndodhur sepse të dua shumë. Unë nuk të kam dhuruar jetën, por jeta më dhuroi ty”, ka thënë nusja.

Ndërkohë, vogëlushi, sapo ka dëgjuar këto fjalë, ka shkuar drejt nënës së tij të re, duke e përqafuar, i përfshirë edhe nga lotët. /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu