“Kemajli” ia ndalon gruas skenat e nxehta dhe puthjet në projekte filmike

Te dytë janë aktorë dhe profesioni i bënë që të vihen edhe në pozita të palakmueshme.

Bëhet fjalë për Burak Ozcevit dhe Fahriye Evcenin, të cilët muaj më parë edhe kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë.

Por, aktori ia ka ndaluar bashkëshortes që të puthet apo të ketë skena të nxehta me kolegët në projektet filmike.

“Ne nuk duam që të shikojmë njëri-tjetrin në skena të tilla. Nuk më pëlqen”, ka deklaruar për mediat aktori.

Theksojmë se Evcen ka dy vite që nuk pranon rol me skena filmike, ku duhet të puthet apo të ekspozojë trupin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu