Keni histori kanceri në familje? Këto 7 gjëra duhet t’i dini patjetër

Përgjithësisht sëmundjet më të rënda që kanë marrë më shumë jetë njerëzish, janë të trashëgueshme, dhe për këtë arsye jemi këshilluar gjithmonë që nëse kemi histori kanceri në familje, të kontrollohemi herë pas here.

Hapi i radhës që duhet ndjekur është se nëse e dini se keni histori kanceri në familjen tuaj, informohuni rreth tyre dhe duhet patjetër të merrni masa parandaluese.

1.Të gjitha llojet e kancerit shkaktohen nga mutacionet gjenetike, por jo gjithë mutacionet gjenetike janë të trashëgueshme

Kur gjenet që duhet të veprojnë për të luftuar qelizat kanceroze nuk funksionojnë siç duhet, këto qeliza humbin kontrollin dhe kështu nëse nuk kapet në kohë, sëmundja fillon të përhapet. Ka raste në të cilat gjenet deformohen prej faktorëve mjedisorë apo stilit të jetesës (duhanpirja), e në raste të tjera, sëmundjen mund ta trashëgoni nga gjyshërit tuaj.

2. Format nga format më të përhapura të kancerit i atribuohen gjeneve të trashëguara

Kanceri i gjirit, i mitrës, stomakut dhe ai i prostatës janë disa nga llojet e sëmundjes që lidhen ngushtë me trashëgiminë e familjes. Nëse në familjen tuaj keni patur pjesëtarë të cilët kanë vuajtur nga këto, niveli i rrezikur është më i lartë.

3. Janë disa të të dhëna të cilat na tregojnë se kanceri mund të jetë i trashëguar

Sipas mjekëve, nëse babai juaj ka qenë konsumator i rregullt i duhanit, madje ka abuzuar me të, nuk do të thotë që ju do ta trashëgoni atë.

4. Informohuni rreth historive të familjes suaj
Nëse mamaja dhe gjyshja juaj janë diagnostikuar të dyja me kancer në gji, risku është më i madh krahasuar nëse kjo do t’i kishte ndodhur kushërirës suaj. Gjithsesi kujtohuni që mutacionet gjenetike nuk mund të shmangin një gjeneratë.

5. Vepro si një detektiv

Zakonisht, njerëzve tanë të afërt nuk u pëlqen të flasin për sëmundjet që kanë kaluar apo të ndajnë detaje për shëndetin. Por ju duhet të tregoheni vigjilentë dhe të bëni një llogari, e cila më pas mund t’ju vijë shumë në ndihmë.

6. Edhe nëse keni patur pjesëtarë me histori të tilla, biologjia nuk është gjithmonë përcaktuesi i fatit tuaj

Edhe pse niveli i riskut varet shumë nga gjenet e tua, duke ditur historinë e familjes, ju vetë mund ta parandaloni atë para se të shfaqet. Me kontrollet dhe masat e duhura, nuk ka më një arsye për të qenë i rrezikuar.

7 Seleksiononi zakone të mira.

Stili i jetesës ndikon shumë tek këto sëmundje. Kequshqyerja dhe duhanpirja e rrisin nivelin e riskut. Nëse do të bëni të kundërtën, sigurisht që gjithmonë do të ketë rezultat.

Të merrni një dozë të vogël aspirine, mund të reduktojë shanset e kancerit të zorrës së trashë. Hani sa më pak mish të kuq dhe pasuroni tryezën tuaj me fruta. Kjo vlen më tepër për ata që kanë familjarë të diagnostikuar me të tilla sëmundje. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu