Kërcënimet me jetë ndaj deputetëve ‘burojnë nga kreu i BDI-së’?!

Deklaratës së deputetit të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi se më mirë do kishte pranuar të vdesë se sa të koalicionojnë me BDI-në, i’u është kundërpërgjigjur me një status në facebook, njëri nga simpatizantët e BDI-së, Refet Kamberi. Ai madje nuk ka hezituar ti kërcënohet në formë publike me vdekje deputetit në fjalë.

“Me qenë mes dilemës të vdesësh apo të jetosh…pa mëdyshje kisha vendosur të të jap një plumb në ballë dhe një në gjunjë..selam Afrim Gash m…”, kështu ka shkruar Refet Kamberi.

Konstatimi për simpatitë e tij ndaj BDI-së, vërehet qartë edhe nga fotot e tij në facebook me funksionarët e BDI-së, dhe kreun e saj Ali Ahmeti.

Ndërkohë, shumë analistë vendas dhe komentues në rrjetet sociale kanë vlerësuar se mosdistancimi i kreut të BDI-së ndaj këtyre kërcënimeve lënë hapësirë dyshimi, se vetë këto kërcënime frymëzimin mund ta kenë gjetur te kreu i BDI-së?!/almakos


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu