Kërcënon kryediplomati maqedonas: Shqipëria dhe Kosova të mos përzihen në punët tona

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Popovski, ka thënë se ndërhyrjet e zyrtarëve të vendeve fqinje në punët e brendshme të Maqedonisë, është e pahijshme dhe e papërshtatshne.

“Është e pahijshme dhe e papërshtatshme kur kryeministri ose presidenti i shteteve fqinje, përzihen në mënyrë direkte në punët e brendshme, veçanërisht në një periudhë kur jemi para formimit të qeverisë, për shkak se përçohen mesazhe të gabuara në rajon”, ka thënë Poposki, duke nënkuptuar takimit të partive shqiptarë me zyrtarë të lartë shtetëror në Shqipëri dhe Kosovë.

Ai ka thënë se këto takime janë të rrezikshme dhe se Maqedonia është larg një fqinjësie të mirë me këto dy vende.

“Përderisa jemi pajtuar se e ardhmja jonë është në Evropë, atëherë duhet të luftojmë për stabilitet, paqe dhe drejtësi. Ne kemi qenë korrekt në bashkëpunimin me fqinjët tanë.

Do të ishte mirë që edhe ata të na bashkangjiten në këtë rrugë, në vend që të vendosin bomba që sjellin rrezik për të gjithë”, është shprehur Ministri Popovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu