Këshilltari i Erdogan: Shefat e huaj të kuzhinave në Turqi janë spiunë

Disa shefa të huaj kuzhine që merren me programe televizive në Turqi janë të angazhuar me aktivitete spiunimi.

Kjo deklaratë vjen nga këshilltari kryesor i Presidenti turk, Yiğit Bulut, i cili shokoi publikun me deklaratën e tij.

I ftuar në një televizion proqeveritar më 7 dhjetor, Bulut pohoi se shefat e kuzhinës që udhëtojnë anë e mbanë Turqisë për të “mbledhur” traditat e gatimit, në fakt ishin duke mbledhur informacione për qëllime të tjera.

“Për shembull, unë pashë një program në një stacion lajmesh ditë më parë.

Një anglez dhe një italian po merrnin mostrat e shijeve të krahina dhe fshatra të ndryshme të Anadollit të ushqimeve të gatuara.

Ju mendoni se e bëjnë këtë për përfitime personale?”, tha ai cituar nga gazeta turke “Hyrriet”.

“A keni parë ndonjëherë një turk në një program gatimi në TV franceze, duke vizituar provincat e saj, fshatrat dhe objektet industriale?”, shtoi Bulut, duke u bërë thirrje qytetarëve të mos mendojnë se ai po e ekzagjeronte ose kishte të bënte me teori konspiracioni.

Ai tha se shefat televiziv të kuzhinave janë “duke përfituar nga njerëzit me mendje të pastër të Anadollit dhe mikpritjen e tyre për të mbledhur informacione mbi bazat ushtarake dhe objektet industriale nën e maskën e gatimit”.

“Njerëzit tanë janë të pastër. Ata hapin dyert e tyre për miqtë. Ata tregojnë të gjitha sekretet e tyre, tregojnë gjithçka. Ku është një njësi ushtarake, një radar, municione, depo armësh”, tha ai, informon Ora News.

Bulut një ish-kryeredaktor i një tv privat u emërua këshilltar kryesor i ish-kryeministrit Erdogan në vitin 2013, menjëherë pas deklaratave të tij se protesta në “Gezy Park” në Stamboll ishin të organizuara nga “qendra ndërkombëtare” dhe se ishin duke u përpjekur për të vrarë Edrgonanin.

Bulut në maj të vitit 2015, tha se ishte “gati për të vdekur” për Erdoganin në një shfaqje televizive në tv shtetëror TRT.

“Askush nuk mund të prekë presidentin e këtij vendi para se të më vrasin mua”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu