Këshilltari i Trumpit: Jo termit “terrorizëm islamik”

Përdorimi i emërtimit “terrorizmi islamik radikal” nuk ndihmon në arritjen e qëllimeve të politikës së jashtme të SHBA-ve, tha këshilltari i sapoemëruar i Presidentit amerikan Donald Trump për Sigurinë Kombëtare, gjenerali Herbert Raymond Master.

Në takimin e tij të parë me Këshillin Kombëtar të Sigurisë të enjten, Master tha se terroristët që po përdorin emrin e Islamit “nuk janë të sinqertë me fenë e tyre” dhe termi Islami radikal nuk është i dobishëm për SHBA-të në bashkëpunimin me aleatët e saj, raportojnë mediat vendase.

Në maj të vitit të kaluar, Master tha se grupe si DEASH-i përdorin një “ideologji të pafe”. Në nëntor, gjatë një fjalimi ai pati thënë: “Ne do të mposhtim armiqtë e sotëm, duke përfshirë edhe organizatën terroriste si DEASH-i, i cili në mënyrë cinike përdorë interpretim të çoroditur të fesë për të nxitur urrejtje dhe për të justifikuar mizoritë e tmerrshme ndaj të pafajshmëve”.Sa i përket kësaj çështjeje, McMaster qëndron në kontrast të plotë me presidentin Trump, i cili rregullisht përdorë termat e tilla.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu