Kështu duket Range Rover Sport i ri (FOTO)

Është spiunuar prototipi i kamufluar i modelit Range Rover Sport në version Coupe, emri kodues i të cilit është L560.
Fotografitë ekskluzive të këtij prototipi të kamufluar i ka siguruar uebfaqja e njohur për automobilizëm, “motor1.com”, transmeton Koha.net. Prototipi L560 ishte duke bërë teste në një pistë të vështirë në Suedi.
Edhe pse i kamufluar, duket se pjesa e përparme e këtij modeli është e njohur, me pak modifikime, ndërsa linja e çatisë duket se ka ndryshuar dhe është më e theksuar për dallim nga versioni paraprak.
Range Rover Sport në version Coupe pritet të jetë i gjatë 4.7 metra, pak më i shkurt se konkurrentët e tij BMW X6 dhe Mercedes GLE Coupe, ndërsa interieri i tij pritet të jetë tërësisht i ri, luksoz e me katër ulëse.
Nën kofano mund të gjenden motorë të ndryshëm me nga gjashtë, tetë dhe katër cilindra, në version me benzinë dhe dizel, si dhe hibrid. Po ashtu, spekulohet se për dy vjetët e ardhshme ky model mund të jetë në dispozicion edhe në version EV.
Prezantimi i Range Rover Sport të ri pritet mbahet ka mesi i këtij viti që sapo e filluam.