Këtë gabim po e bëni çdo ditë kur po e lani fytyrën

Pastrimi i fytyrës në mëngjes dhe në mbrëmje është pjesa më bazike e çdo rutine të kujdesit ndaj lëkurës.
Por nëse po e kryeni këtë detyrë gjatë dushit, ju nuk po i bëni aq shumë favor dukjes tuaj.

Përderisa shumica prej nesh e dimë se të lash fytyrën poshtë një uji freskues dhe të rrjedhshëm është çelësi për një lëkurë të pastër, nxehtësia dhe presioni i ujit në fakt shkakton dëme, thuhet sipas ekspertes së lëkurës Kaye Scott, transmeton Gazeta Express.

“Shumë njerëz ende e lajnë fytyrën nën dush, në të njëjtën temperaturë dhe presion në të cilën e lajnë trupin”, tha Scott. “Por, kjo nuk është ide e mirë. Një dush i nxehtë mund të shkaktojë dëme në lëkurë, duke çuar në përkeqësim të lëkurës”, shtoi ajo.

Edhe dermatologë të tjerë pajtohen se kushtet e tilla të nxehta për lëkurën tonë janë të dëmshme. Nëse e lani fytyrën me ujë të dushit, ju do ta irritoni atë, thani atë, do t’i dëmtoni qelizat e lëkurës dhe do të bëni që fytyra juaj të duket më e kuqe.

Kështu, dermatologët sugjerojnë ta lani fytyrën me ujë të vakët gjithmonë, jo të nxehtë. /Gazeta Express


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu