Këto janë gjashtë filmat më të mirë për Luftën e Dytë Botërore

Asnjë kataklizëm historik kohëve të fundit nuk e ka eklipsuar magnitudën e Luftës së Dytë Botërore. Dhe falë Zotit për këtë: lufta ishte e tmerrshme! Pasojat e saj ende ndihen në shumë konflikte të kohës.

Lufta preku secilën jetë në forma të ndryshme, prandaj nuk është çudi që autorët dhe filmbërsit i rikthehen kësaj teme, duke gjetur histori të reja për të rrëfyer.“The Zookeeper’s Wife”, bazuar në guximin e çiftit polak që rrezikojnë duke strehuar hebrenjtë nga getoja e Varshavës, është një histori e vërtetë e mrekullueshme, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Por për disa arsye nuk është bash kryevepër qysh synonte. Duket e papërshtatshme të mos i kushtohet vëmendje një rrëfimi të tillë, megjithatë e vërteta është se filmi është “OK”.

Natyrisht, jo të gjitha mund të jenë kritikues apo të kenë sukses komercial si “The Years of Our Lives”, “The Bridge on the River Kawi”, “Hope and Glory”, “The Thin Red Line”, “The Pianist” apo “Son of Saul”. Por në vend se të ndalemi në diçka që tashmë vlerësohet, ja ku është një listë në rend kronologjik me filma të mrekullueshëm e më pak të njohur për Luftën e Dytë Botërore, si “The Zookeeper’s Wife”, që ndriçojnë një cep të luftës që ndoshta nuk merr shumë vëmendje. E di se kam lënë jashtë shumë filma të tjerë, por kjo është përmbledhja:

“The Burmese Harp” (1956): Teknikisht korpusi i këtij filmi është i vendosur pas mbarimit të luftës. Një grup i vogël i luftëtarëve japonezë luftojnë në dorëzimin e Burmas tek britanikët derisa deklarohet armëpushimi.

Kur grupi i luftëtarëve japonezë në anë të malit vazhdon të luftojë, Pte Mizushima, del vullnetar dhe mundohet t’i bindë që të ulin armët. Gjërat nuk shkojnë sipas planit dhe Mizushimas i cili di të luajë në harpë. Ajo që pason është ecja prej mjerimit drejt shërimit derisa Mizushima dhe miqtë e tij e shohin njëri-tjetrin në sy përtej rrethojës së burgut.

Me muzikë tradicionale, “The Burmese Harp” ka disa prej skenave të këndimit që të thyejnë zemrën dhe më të fuqishmet në kinemanë botërore…