Kim krijon strategjinë bërthamore, ja 15 vendet në shënjestër, ndër to edhe Shtëpia e Bardhë

Pesëmbëdhjetë objektiva parësore dhe dytësore në rastin e konfliktit bërthamor në gadishullin Korean, 15 objektiva që regjimi i Koresë së Veriut ka përfshirë në planet e veta të mundshme.

Instituti Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë përpiloi listën duke përdorur materialin e shfaqur në deklaratat zyrtare dhe mediat në Phenian.

Vendet në shënjestër

Lista e qendrës së studimeve është e detajuar dhe përfshin citime të burimeve nga Korea e Veriut:

1) Territorin e SHBA;

2) Qytetet kryesore amerikane;

3) Manhattani;

4) Shtëpia e Bardhë;

5) Pentagoni;

6) Bazat amerikane në Paqësor;

7) Guam, Havai;

8) Aeroplanmbajtëse bërthamore amerikane;

9) Vende në teatrin e Koresë së Jugut;

10) Instalimet ushtarake amerikane në Korenë e Jugut, Osan, Gunsan, Busan;

11) Pyeongtaek, Jungvon, Degu Gyeryongdae (vende në Korenë e Jugut);

12) Seul;

13) Shtëpia blu, rezidenca presidenciale e Jugut dhe “agjencitë e tjera qeveritare reaksionare”;

14) Bazat amerikane në Japoni dhe Okinava; Yosuka, Misava, Okinava (japoneze);

15) Territori japonez në tërësi.

Përgjigja

Instituti pohon se strategjia e Kimit pretendon përdorimin e atomikes për qëllime mbrojtëse. Dhe retorika e propagandës ka këmbëngulur gjithmonë në këtë aspekt. Pheniani mund të dërgojë raketat me mbushje bërthamore në rast se pëson një sulm identik nga ana e armiqve.

Gjithnjë sipas deklaratave zyrtare, bëhet fjalë për një veprim parandalues. Instituti shton se regjimi dëshiron të mbjellë tek kundërshtarët dyshime për qëllimet e veta, të ngatërrojë letrat në tryezë, të krijojë një rrëmujë për të mos u kuptuar cilat do të jenë lëvizjet e tij. / Corriere della Sera – Bota.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu