Kina zbulon “shpatën e mprehtë”, dronin e padukshëm që mund të bartë deri në dy ton bomba (VIDEO)

Kina ka prezantuar armën e saj të padukshme, dronin e quajtur “shpata e mprehtë” që mund të bartë deri në dy ton bomba.

Mjeti fluturues pa pilot ka arritur të zërë vendin e dytë, në ndarjen e çmimit për teknologji të avancuar në Kinë.

“Shpata e mprehtë” pritet të futet në përdorim në vitin 2019 apo 2020, dhe do të kryej misione vëzhgimi si dhe do të përcjellë anijet luftarake, por në fund mund të përdoret edhe për luftë.

Droni është i gjatë afro 10 metra, me krah të gjerë deri në 14 metra. Kjo fluturake për herë të parë ka fluturuar në vitin 2013, kurse versioni i fundit i padukshëm është testuar gjatë vitit të kaluar.

Dronin e ka prodhuar industria e aviacionit kinez, dhe posedon hapësirë të veçantë për transportimin e bombave deri në dy ton.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu