Kivi nuk është frut që mund ta hanë të gjithë. Mësoni arsyen

Kivi është frut i pasur me lëndë ushqyese, si vitamina C, kaliumi dhe magnezi. Është shumë i shëndetshëm, por njëkohësisht mund të jetë i rrezikshëm për dikë alergjik ndaj tyre.

Më të rrezikuar janë fëmijët, ndaj duhet treguar kujdes dhe të mos neglizhohen simptomat që mund të shfaqen pasi është konsumuar një kivi.

Mjekët thonë se shenjat e para janë të buta, kryesisht skuqje të lëkurës, ndjesi shpimi gjilpërash në gojë, fyt, gjuhë dhe buzë. Por reagimet ndaj kivit janë serioze dhe mund të jetë fatale nëse infektimi nuk trajtohet. Në këto raste është e udhës që të vizitoheni te një mjek alergolog, pasi gjendja mund edhe të përkeqësohet./shqiperiaime.al/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu