Kjo aktore e njohur turke është e dashura e Bertan Asllanit (FOTO-VIDEO)

U lind dhe u rrit në Shkup të Maqedonisë, nisi të këndoj në moshë të re e për një kohë të shkurtër fitoi simpatinë e publikut për zërin e veçantë që kishte dhe për mënyrën e performimit, shkruan rtv21.tv

Bertani Asllani solli shumë hite në skenën e muzikës shqiptare, pjesëmarrës në festivale ku shpesh doli edhe triumfues, koncerte të shumta në mbarë Shqiptarinë dhe diasporë.

E pas gjithë këtyre sukseseve erdhi momenti kur Bertani vendosi të lë gjithçka për të filluar jetesën në Turqi, fati bëri që atij hapet jo vetëm dera e industrisë muzikore, por edhe ajo e aktrimit duke qenë kështu pjesë e dy serialeve turke.

Pas shumë punëve në Turqi ai mblodhi ekipin e tij dhe u kthye në Maqedoni për të xhiruar klipin e tij më të ri i cili pritet të dal shumë shpejtë në tregun muzikor në Turqi.

Bertan Asllani në një intervistë të dhënë për emisionin “1 Kafe prej Shpisë” zbuloi informacione të shumta rreth jetës private dhe profesionale.

Ai tregoi edhe për lidhjen e tij me aktoren e njohur turke Hazal Senel me të cilën ka një kohë të gjatë që është në lidhje, ndërsa i pyetur se a e ka ndër mend që të martohet Bertani tha se nuk e ka në plan dhe se është ende i ri për tu martuar.

Ndryshe Bertani tha se shumë shpejt do të bëjë një këngë shqip dhe do të jetë më pranë publikut shqiptarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu