Kjo është pasaporta e agjentes ruse e cila u arrestua sot në Mitrovicë

Agjentja ruse e arrestuar sot nga Policia e Kosovës në Mitrovicë tani është sjellë në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj në Vranidoll, Prishtinë.

Portali INFOKUSI ka arritur të siguroj pasaportën e agjentes ruse.

“Kjo është pasaporta e të dyshuarës e cila u arrestua sot në Mitrovicë. Janë gjetur shumë prova materiale të cilat vërtetojnë se ajo është agjente e shërbimit sekret rus. Po ashtu kemi siguruar të gjitha informacionet për veprimet e saj të dyshimta. Ajo është shtetase e Ukrahinës dhe ka vite që ka jetuar në Serbi. Gjegjësisht ka kohë që ajo është duke vepruar në Mitrovicë”, ka thënë ky burim i sigurt i portalit INFOKUSI.

Sipas të njëjtit burim, agjentja ruse tani do të mbahet në Qendrën e paraburgimit e cila është në kuadër të ministrisë së Punëve të Brendshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu