Kjo video do t’ju lërë pa fjalë (VIDEO)

Një familje majmunësh mbajnë “zi” dhe shfaqen tejet të shqetësuar për “vdekjen” e një majmuni të vogël, çka tregon edhe tek këto kafshë ka dhembshuri.
Në fakt, “fëmija” majmun nuk ishte tjetër vetëm se një robot i vendosur nga grupi i xhirimit të BBC-së për të filmuar nga afër sjelljen e këtyre kafshëve.

Grupi xhirues me këtë rast filmoi videon e rrallë nga jeta e egër, duke zbuluar zakonin e dhembshurisë tek majmunët e llojit Langur. Videoja është filmuar në Indi dhe “roboti” i vogël u rrëzua nga një pemë dhe nuk ishte në gjendje të lëvizte.

Por kafshët majmunë ju afruan të gjithë një nga një duke e lëvizur atë, ndërsa i shprehin ngushëllime njëri-tjetrit, pavarësisht se “majmuni i vogël” nuk është në të vërtetë një majmun.

Prodhuesi i dokumentarit Matthew Gordon tha se kafshët u ndjenë keq dhe ra heshtja tek i gjithë grupi i majmunëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu