Klubet me më së shumti tifozë në stadiume (FOTO)

Borussia Dortmundi prin listën e skuadrave me shikueshmërinë më të madhe në Evropë për sezonin 2016/2017.

Në një studim të bërë nga worldfootball.net mësohet se klubet gjermane i kanë stadiumet më të mbushura në Evropë.

Në mesin e 25 klubeve më të ndjekura, janë gjithsejtë nëntë klube nga Gjermania që bëjnë pjesë në këtë listë.

Pas Dortmundit që prinë me mesatare prej 79.653 tifozëve për ndeshje, vjen Barcelona me 77.944 tifozë.

Vendi i tretë i takon Manchester Unitedit me 75.920 tifozë për ndeshje, transmeton KP.

Bën përshtypje mungesa e klubeve italiane, pasi që në këtë listë gjendet vetëm Interi, i cili renditet si i 23-ti me mesatare prej 47.172 tifozëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu