Koçan në pyetje në PPS

Biznesmeni Sead Koçan, sot në mëngjes është marrë në pyetje në Prokurorinë Speciale Publike, njofton NOVATV. Bashkë me avokatin Nikolla Dodoevski, i dyshuari i rastit “Trust”, për herë të parë është paraqitur në PPS.

Pas daljes nga Prokuroria në pyetjen se ku ka qenë “në udhëtim zyrtar”, Koçan nuk është përgjigjur. Pyetjes së njëjtë nuk iu ka përgjigjur as avokati i tij Dodevski.

Biznesmeni Sead Koçan është i dyshuar në rastin Trust nga Specialja, në të cilin kompania e tij Transmet dhe kompanitë “Sileks Nemetali ST” dhe “Vato” ngarkohen se me dokumentacion të falsifikuar kanë fituar tender nga ELEM-i me çka e kanë dëmtuar buxhetin për 17 milion euro.

Kërkesën për paraburgim Specialja e mbështet me faktin se kompania Transmet akoma merr tender shtetërore dhe se i dyshuari mund ta përsërisë veprën./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu