Komandot shqiptare do të luftojnë kundër ISIS në Irak (FOTO)

Me kërkese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipëria do të dërgojë në Irak, një njësi ushtarake operacionale, një togë e cila do marrë pjesë në operacionet tokësore kundër militantëve të organizatës terroriste ISIS.

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli informoi në komisionin e sigurisë se i ishte dërguar një kërkesë edhe qeverisë së Irakut për të dhënë kredencialet.

Më pas në Kuvend do paraqitet edhe një projektligj që do përcaktojë detajet, kohën dhe numrin e ushtarakëve shqiptarë që do bashkohen me njësitë e tjera të vendeve aleate në koalicionin anti ISIS. Këto trupa do vendosen në një bazë ushtarake në Irak.

Pjesëmarrja e njësisë ushtarake shqiptare në koalicionin global kundër ISIS është vullnetar, ndonëse vjen pas një kërkese nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Trupat ushtarake kanë qënë të angazhuara për një kohë të gjatë në Irak, por kryesisht në operacionet e ruajtjes së objektivave ushtarake apo shoqërimit të autokolonave. /tch


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu