Konfirmohet, Messi dënohet me 21 muaj burg

Gjykata spanjolle e ka gjetur fajtor Lionel Messi’n dhe e ka dënuar atë 21 muaj burg me kusht  për evazion fiskal.

Futbollisti argjentinas akuzohej për fshehje të të ardhurave me pasojë ikjen nga tatimi në vlerë prej rreth 4 milionë euro.

Babai i tij Jorge është dënuar me 15 muaj burg në procesin ku ata akuzoheshin se kanqë fshehur edhe 10 milionë euro të ardhura nga reklamat, njofton tv koha.

Prapë se prapë, Messi nuk pritet të mbajë asnjë ditë burg pasi dënimi i shqiptuar është me kusht, që nënkupton se nuk zbatohet përderisa gjatë periudhës së caktuar ai nuk kryen ndonjë vepër të ndaluar me ligj./ InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu