Kongresisti Roskam: Kosova vend i rëndësishëm, e gjithë bota po flet për të

Peter Roskam, Kongresisti amerikan nga radhët e republikanëve i cili gjendet për vizitë në Kosovë, ka thënë se një relacion i fortë mes Kosovës dhe SHBA-së do të thotë demokraci për vendin.

‘’Ne kemi marrëdhënie të mirë me Kuvendin e Kosovës. Ky është një relacion shumë i fortë që do të thotë një Kosovë e fortë’’ është shprehur republikani amerikan Peter Roskam, njofton Klan Kosova.

Kjo është vizita e parë e kongresit amerikan në Kosovë, që nga zgjedhja e administratës Trump, e një gjë e tillë sipas Roskam po bëhet për një arsye shumë të fortë.

‘’’Një Kuvend i fortë do të thotë një demokraci e fortë gjë e cila është diçka pozitive për rajonin dhe për gjithë botën’’

‘’Kosova është ndalesa jonë e parë që nga zgjedhja e administratës sonë të re. Kjo po bëhet pasi e gjithë bota po mban sytë në Kosovë, e gjithë bota po flet për Kosovën’’ ka përfundaur kongresmeni Roskam, pas takimit të tij me Kryetarin Veseli, njofton Klan Kosova.

Roskam po ashtu ka thënë se Kosovën e presin shumë sfida të rëndësishme por që me një rrugëtim të përbashkët me SHBA-në, do të arrihen gjëra pozitive.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu