Koreja e Veriut kërcënon me “holokaust bërthamor”

Koreja e Veriut ka paralajmëruar për një holokaust bërthamor në vendet e Azisë Juglindore nëse nuk bashkojnë forcat pas ushtrimeve ushtarake amerikane në rajon.

Në një letër drejtuar sekretarit të Përgjithshëm të Asociacionit të vendeve të Azisë Juglindore, ministri i jashtëm i Koresë së Veriut, Ri Yong-Ho këmbënguli se situata në gadishullin Korean po “arrin pragun e luftës” për shkak të veprimeve të Uashingtonit.

Ai i kërkoi shefit të Asociacionit të Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN) që të informojë ministrat e jashtëm të 10 vendeve rreth situatës së rëndë “në gadishull” dhe t’u japë atyre një propozim të duhur”, dhe gjithashtu kritikoi ashpër ushtrimet ushtarake amerikano dhe jug-koreane.

“Është e qartë për të gjithë se kur vendosin mjetet e sulmit bërthamor që mund të çojnë Gadishullin Korean në një holokaust bërthamor në pak sekonda, natyra e ushtrimeve të tilla nuk mund të jetë aspak mbrojtëse”, thuhet në letër.

Tensionet në rajon janë rritur javët e fundit pas një sërë provash raketore të Koresë së Veriut dhe retorikës së ashpër nga Uashingtoni për programin e armëve bërthamore.

Letra e Koresë së Veriut mban datën 23 mars, ndërsa ka dalë tani në dritë përpara samitit të bllokut rajonal këtë javë në Manila. Grupi i vendeve do të diskutojnë mbi situatën në gadishullin korean.
Koreja e Veriut ka lidhje të ngushta me disa anëtarë të ASEAN, përfshirë Kamboxhian dhe Laosin, njofton Ora News.

Lidhjet diplomatike të Phenianit me Malajzinë u ndërprenë pas vrasjes në Kuala Lumpur në shkurt të Kim Jong-Nam, gjysmë vëllai i larguar i Kim Jong-Un.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu