Kosova vjet nga Serbia importoi 400 milionë euro mallra

Rreth 400 milionë euro është vlera e produkteve serbe të importuara në Kosovë gjatë vitit 2016, raporton KTV.

Derisa në vitin 2016, importi i këtyre produkteve ka shënuar rritje për 17 milionë euro më shumë sesa në vitin 2015.

As ngjarjet e fundit mes të dyja shteteve nuk kanë ndikuar në zvogëlimin e shkëmbimit tregtar.

Trendi i importit nga Serbia është i njëjtë edhe gjatë janarit të këtij viti. Brenda 24 orëve, vlera e produkteve të importuara arrin mbi 1 milion euro.

Ndërsa, njohësi i fushës së ekonomisë, Naim Gashi, kërkon që të ketë reciprocitet tregtar me Serbinë.

Gjatë vitit 2016, Kosova eksportoi në Serbi rreth 40 milionë euro, ndërsa në Shqipëri mbi 36 milionë euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu