Kosovarët shpenzojnë më shumë për alkool se për edukim

Shumica e familjeve kosovare shpenzojnë më së shumti për ushqim dhe pijet joalkoolike, thuhet në të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Raporti ku janë paraqitur rezultatet në formë përmbledhëse për konsumin, shpenzimet dhe të ardhurat e ekonomive familjare për periudhat 2014-2016 dhe kushtet e jetesës për periudhat 2015-2016, nxjerr në pah faktin se kosovarët shpenzojnë më shumë për alkool sesa për edukim, raporton Insajderi.

Pjesa më e madhe e buxhetit të ekonomive familjare në vitin 2016 është shpenzuar në ushqim dhe banim, 42 për qind për ushqim dhe 29 për qind për banim. Pasojnë shpenzimet për veshmbathje me pesë për qind dhe nga katër për qind për transport, alkool dhe duhan.

Në vitin 2016, krahasuar me vitin 2015, ushqimi nga prodhimi vetanak në konsumin e përgjithshëm ka shënuar një rënie të vogël. Në në 2016 ushqimi nga prodhimi vetanak është gjashtë për qind.

Për ushqim dhe pijet joalkoolike në vitin 2016 është shpenzuar 42 për qind e buxhetit të ekonomive familjare, për alkool dhe duhan katër për qind, ndërsa për edukim zero për qind.

Ushqimi në Kosovë dominohet nga mishi, qumështi, djathi, vezët, buka dhe drithërat, qe kontribuojnë më shumë se gjysmën e konsumit të ushqimit (në vlerë). Më pas radhiten perimet dhe pijet joalkoolike.

Fiks 29 për qind e buxhetit të ekonomive familjare shpenzohet për banim, pesë për qind veshmbathje e katër për qind për mobilie.

Për shëndetësi, ekonomitë familjare në Kosovë shpenzojnë tre për qind të buxhetit, ndërsa për rekreacion një për qind. /Insajderi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu