Kreu i LR-PDSH-së Ziadin Sela uron besimtarët musliman për muajin e shenjtë të Ramazanit

Kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela  ka uruar besimtarët musliman me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit . Ai në urimin e tij ka shkruar :

“Me rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, të gjithë besimtarëve të besimit islam, iu uroj agjërim të lehtë e njëkohësisht ta kalojnë në paqe e pranë familjeve të tyre!

Ky muaj i shenjtë na kujton një vlerë shumë të madhe, që ne herë pas here e harrojmë.

Është sensi i sakrificës. Sakrifica është kryefjala e vlerave në aspektin e besimit universal, ëndrrave personale dhe aspiratave kolektive.

Uroj që ky muaj feste, mes sakrificës së përditshme, të na sjellë paqen e tolerancën mes nesh!”/zhurnal


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu