Krijohet arma që duket si celular dhe policia është e brengosur

Policia evropiane janë paralajmëruar që të tregohen vigjilent rreth një arme të maskuar si telefon celular që do të dalë në shitje në SHBA.

Pistoleta ‘Ideal Conceal’, një pistoletë e kalibrit 0,380 që mund të paloset për t’u dukur si një celular, do të dalë në shitje në muajt e ardhshëm dhe pritet të importohet në mënyrë të paligjshme në Evropë.

I krijuar nga një prodhues me bazë në Minnesota në SHBA, pistoleta mund të mbaj dy plumba dhe vjen me një pamje të plotë me lazer, transmeton Gazeta Express.

Pistoleta mund të paloset për t’u dukur si një celular, duke bërë që shumë ta quajnë ‘arma iPhone’.

Sipas The Times, pistoleta tashmë është porositur plot 12,000 herë, e cila kushton 375 euro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu