Krisma në Shkup, të shtëna me armë automatike

Dje rreth orës 03:45 në Shkup në rrugën “Anton Popov”, nga i panjohur me një makinë në lëvizje me armë automatike u qëllua në shtëpinë në pronësi të 21 vjeçarit U.A, njofton MPB-ja, transmeton TetovaSot.

Në momentin e të shtënave në shtëpi ka qenë pronari, nëna e tij dhe motra e tij.

Nga të shtënat është dëmtuar fasada e shtëpisë, dhe të plagosur nuk ka.
Në oborr dhe në rrugë u gjetën më shumë se dhjetë gëzhoja.

Po merren masa për të gjetur kryerësin dhe po punohet në pastrimin e plotë të rastit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu