Kriza po thellohet, Ivanov po përgaditë bunkerët ku mund të strehohen rreth 100 veta

Ushtarakë të lartë të ARM të afërt me presidentin Gjorgje Ivanov këtyre ditëve kanë shkuar në malin “Jasen” në periferi të Shkupit, që ka qenë një strehimore gjigante ushtarake gjatë kohës së ish-Jugosllavisë, shkruan javorja Fokus. Sipas këtij shkrimi, ata kanë inspektuar këtë zonë ushtarake dhe bunkerët nëntokësore, pasi që siç thuhet në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga ana e presidentit Ivanov, këtu do të instalohej ai dhe bashkëpunëtorët e tjerë. Oficerët e lartë kanë verifikuar bunkerët që janë edhe kundër helmeve kimike dhe ku mund të strehohen rreth 100 veta.

Aty siç thuhet është vlerësuar se sa ushqime duhet vendosur, si funksionojnë lidhjet e komunikimit dhe aspekte tjera, pasi që bunkerët ishin lënë pa trajtim gjatë kohë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu