Kroacia dënon ish kryeministrin me 9 vite burg, ia konfiskon pasurinë tërë familjes së tij

Pas gati dy viteve, përfundoi procesi gjyqësor kundër ish kryeministrit kroat, Ivo Sanader.

Sanader është dënuar me nëntë vite burg. Në dënim do të numërohen edhe koha e kaluar në burgun hetues. Po ashtu, do të konfiskohet tërë pasuria e tij dhe e familjes e realizuar me veprat e dënuara.

Pos parave që janë në llogaritë e tij dhe të gruas, të vajzave të tij dhe të miqve, familjes Sanader do t’ju merren edhe veprat artistike të gjetura në shtëpi.