KSHZ: Nesër fillon këqyrja publike në listën zgjedhore

KSHZ miratoi thirrjen publike që të gjithë qytetarët të kryejnë kontrollin në Listën zgjedhore. Paraprakisht, Komisioni shqyrtoi Raportin për konfirmimin e gjendjes me Listën zgjedhore për vendosje në mbikëqyrje publike. Në listën zgjedhore janë regjistruar 1.816.127 votues, ndërsa 11.346 votues nuk janë regjistruar për arsye të ndryshme.

Konstatoj se me 7 vota “për” dhe qasnjë kundër u miratua shpallja publike për kontrollin e të dhënave në Listën zgjedhore”, tha Aleksandar Çiçakovski, kryetar i KSHZ-së.

Këto tre javë duhet t’I shfrytëzojmë në maksimum që të njoiftojmë qytetarët, edhe ata që nuk janë në këqyrje publike edhe ata që janë në këqyrje publike që të kontrollojnë. Ne u japim mundësinë që këtë ta bëjnë edhe në nëjsitë rajonale, në cdo komunë do të kemi nëpunësin tonë ku do të mund të drejtohen votuesin dhe ata që do të mbëledhin nënshkrime për kandidatë të pavarur, nëse ka”, tha Subhi Jakupi, nga KSHZ.

Zgjedhjet për anëtarët e këshillave të komunave dhe qytetit të Shkupit dhe kryetarëve të komunave dhe qytetit të Shkupit do të mbahen më 15 tetor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu