Ku mbeti moderatorja simpatike e ekranit Flora Shabani? (FOTO)

Moderatorja e njohur shkupjane e cila e nisi karrierën televizive në moshë shumë të re, duke fituar kështu simpatinë e publikut falë talentit të saj, ku me hapa të sigurt arriti që të jetë një ndër fytyrat më të dashura të ekranit, dhe bëri që emisioni i saj Pizzicato në televizionin Alasat të Maqedonisë, të jetë një ndër emisionet më të shikuara në Maqedoni por edhe më gjerë, duke na sjellë lajmet më të fundit nga showbizi, shkruan InfoShqip.

Sipas informative të siguruara Flora po vazhdon jetën e saj ne Zvicër, dhe po shijon ndjenjën e të qenurit nënë për herë të parë, sipas asaj që thuhet ajo ka sjellë në jetë një vajzë të quajtur Blina.

Ajo do mbetet si një ndër moderatoret e vetme vajzë që emisionet që ajo moderonte ishin cdoherë të suksesshme dhe publiku e mirpriste me padurim në ekran.

Moderatores simpatike i urojmë shumë suksese, dhe pse jo të rikthehet në ekranet televizive, sepse po i mungon mjaft publikut shqiptar.Më poshtë ju sigurojmë një foto të vajzës së saj e cila është një princeshë e vogël me fytyrë ëngjëllore./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu