KUJDES: Kukulla spiun e ndaluar në Evropë, por jo tek ne

Një lodër që përveç kamerës ka edhe mikrofon është e ndaluar për shitje në Evropë, mirëpo tek ne ende nuk ka ndonjë ndalesë për këtë kukull. 
Të gjitha bisedat që bën kjo kukull shkojnë në një kompani në Masaçusets të SHBA-ve, ndërsa kompania ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë me këto të dhëna. Kjo kukull është shumë lehtë për t’u hakuar dhe kështu shumë thjesht dikush mundet që përmes kukullës të bisedojë me ju ose të dëgjojë çfarë po bisedohet me të, ose rreth saj. Organizata e blerësve të Maqedonisë apelon deri tek të gjithë prindërit që të mos e blejnë këtë kukull që përdoret si mjetë përgjimi.
Siç njofton InfoShqip, kukullën e mençur “ Kejlla” e cila mund të flasë, e dëshiron ta ketë çdo fëmijë, e përveç tyre, është e përshtatshme edhe për prindërit, sepse mund të lidhet përmes telefonit celular dhe të bisedojë me fëmijët në çdo kohë, edhe kur nuk janë në shtëpi. Por kukulla fsheh edhe një anë tjetër jo aq interesante.
Ajo të gjitha bisedimet i dërgon drejtpërdrejtë në kompaninë amë në SHBA. Në shumë vende të Evropës e quajnë “kukulla spiun” ose “kukulla për përgjim” dhe për këtë arsye është e ndaluar shitja e saj. Ajo edhe pse nuk ndodhet në tregun vendor, mund shumë lehtë të blihet në vende të huaja, ose përmes internetit.
Kukëlla ka shumë lëshime në respektimin e të drejtëvve të fëmijëve për privatësi dhe siguri. Shikoni videon e mëposhtme që të shihni sa në të vërtetë është e rrezikshme “Lodrat e mençura” dhe si funksionon “Kejlla”/ InfoShqip.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu