Kujdes kur merr pije në fluturim, nuk e ke idenë çfarë mund të ndodhë

Pas ngjitjes, ti mund të marrësh një pije të gazuar që shërbehet nga linja ajrore duke mos ditur çfarë mund të shkaktojë ajo.
Sipas Jacksonville.com, një fluturim të American Airlines nga Miami në Chicago u ul në mënyrë të detyruar pasi një kanaçe me pije të gazuar shkaktoi disa probleme mekanike. Zyrtarët e aviacionit thanë që asnjë nga 150 njerëzit në bord u lëndua pasi Boeing 737 u ul në Aeroportin Ndërkombëtar Jacksonville, në orën 16.45.

Linja ajrore fajësoi një pasagjer, pija e gazuar që ai kishte porositur kishte shpëthyer dhe kishte përfunduar në një prizë në kabinën kryesore. Pasagjeri, ka thënë që ishte stjuardesa që e kishte tundur duke e bërë qull dhe atë me pijen e gazuar.

Megjithatë, pak rëndësi ka i kujt është faji, mësimi pas kësaj është që duhet ta hapësh dhe ta pish me kujdes pijen sepse pasagjerët ngecën në Jacksonville deri sa t’u vinte radha në orën 22.00.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu