Kujdes, pastrimi i borës mund të çojë deri në infrakt

Në këtë kohë me temperaturat e ulëta mund që të ju shtohet presioni në zemër, ndërsa mundimet e mëdha mund të përkeqësojnë ngarkesën e saj dhe të shkaktojnë sulm në zemër.

Bëhuni të kujdesshëm me aktivitetet në mot të ftohtë.

I ftohti në kombinim me mundimet fizike, sëmundjet e fshehura dhe moshën shkakton stres të madh për zemrën. Prandaj, në mot të ftohtë jini të kujdesshëm me aktivitetet e rënda siç është pastrimi i borës.

Në të vërtetë, temperaturat e ulëta shtojnë presonin në zemër, ndërkaq mundimi i madh fizik mund të përkeqësojë ngarkesën dhe të shkaktojë sulm në zemër. Shkaktarët e sulmit në zemër mund të jenë presioni i lartë i gjakut dhe sheqeri.

Rregullisht kontrolloni presionin, kontrolloni dhe shëroni të gjitha sëmundjet kronike, gjë që nënkupton edhe marrjen me rregull të ilaçeve.

Edhe shqetësimi, stresi dhe hidhërimi mund të jenë iniciatorë të sulmit në zemër, andaj përpiquni t’i mbani nën kontroll.

Pacientët të cilët e kanë përshkruar gjendjen e tyre shpirtërore si “zemërakë” rrezikojnë pothuajse pesë herë më shumë të pësojnë sulm në zemër dy orë pas shfaqjes së zemërimit. Forca e shtrëngimit është tregues e rrezikut nga sulmi në zemër, sipas një studimi të publikuar në revistën The Lancet.

Është konstatuar që shtrëngimi i dobët tregon rrezikun më të lartë nga vdekja kardiovaskulare për 17 për qind, ndërkaq rreziku nga sulmi në zemër është më i madh për 7 për qind.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu