Kujdesin e Patrisit për Tunën do e donin të gjitha vajzat nga partnerët e tyre. Shikoni çfarë bëri ai për Tunën (FOTO)

Që kur marrëdhënia e tyre u bë publike, as Tuna dhe as Patrisi nuk i fshehin më dedikimet, mesazhet dhe as përkushtimin ndaj njëri-tjetrit. Edhe pse mjaft të kujdesshëm për të ndarë me të gjithë momente nga jeta e tyre private, ndonjëherë ҫastet e bukura nuk ua kursejnë edhe fansave.

Tani që Tuna është tërhequr nga muzika dhe po shijon në maksimum pritjen e ëmbël, Patrisi ka marrë frenat e punëve të shtëpisë. Madje edhe të gatimit për njeriun e zemrës.

Në një foto të fundit të postuar në Insta Story, Patrisi tregon se është duke gatuar pulë me speca për dashurinë e jetës së tij. Këtë shkruan edhe në krah të fotos: “Duke gatuar për dashurinë time…”

Duket se Tuna është fatlume gjatë këtyre muajve të shtatzënisë dhe e përkëdhelura e familjes. Kush nuk do të donte një partner si Patrisi?

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu