Kunata e Toni Blerit: çfarë fshihet pas vendimit për ndalimin e pajisjeve elektronike në avionë

Vendimet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe për të ndaluar pajisjet elektronike më të mëdha se celularët në avionëve për udhëtarë, por ku listohen vetëm disa vende të Lindjes se Mesme, vijojnë të përballen me kritika.

Më e fundit që e ka denoncuar këtë hap të paprecedentë është gazetarja dhe aktivistja për të drejta të njeriut, njëherësh kunata e Toni Bler, Lauren Booth.

Në një intervistë ekskluzive për median turke, 24 TV, Booth tha se ndalimi ka vënë në shënjestër kompanitë ajrore me rritje të shpejtë si Turkish Airlines dhe Qatar Airways, ku qëllimi i vërtetë është dëmtimi ekonomik i tyre.

Sipas znj. Booth, ndalimi vjen në kohën kur Stambolli po përgatitet për të siguruar pozitën e saj si një qendër ndërkombëtare me aeroportin e tretë dhe më të madh në botë.

Edhe pse është thënë se kufizimet e reja janë për shkak të shqetësimeve të sigurisë, Booth tha se së SHBA dhe Britania nuk mund të mohojnë implikimet ekonomike të aktit të tyre.

“Një arsye tjetër për këto masa, është se ata nuk duan të shohin një Turqi të fortë,” shtoi ajo, e cila më pas vlerësoi këtë vend për pritjen dhe mirëtrajtimin e miliona refugjatëve. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu