Kundërshtari i lutet Neymarit që mos ta turpërojë duke e dribluar, por ylli i Barçës nuk e fali (VIDEO)

Miqësia e Neymarit dhe Robinhos dha frytet e saj bamirëse, e gjitha kjo pasi dyshja shfrytëzuan pushimin e ligave të mëdha botërore që të mblidhnin shokët e tyre për një ndeshje bamirëse në nderim të viktimave të tragjedisë së Chapecoenses.

Takimi u zhvillua në San Paulo të Brazilit dhe skuadra e yllit të Barcelonës fitoi me rezultat 13-9.

Pasi takimi ishte i karakterit miqësorë kishte momente humori, si ai kur komiku brazilian Fred u ulë në gjunjë për t’ju lutur Neymarit që mos ta turpërojë duke e dribluar.

Por, as kjo lutje nuk e ndihmoi atë, pasi Neymari e dribloi në fund dhe atë në mënyrë mbresëlënëse.

Vlen te theksohet se Neymar në këtë takim shënoi katër gola, kurse Robinho dy. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu