Kuptimet interesante të emrave të fëmijëve të VIP-ave shqiptarë

Yjet e estradës shqiptare gjithmonë janë në qendër të vëmendjes së publikut dhe medieve.

Në mediet rozë janë përcjellë gjithmonë momentet e lindës së fëmijëve të tyre. E përveç gjinisë së foshnjës, kureshtje kanë edhe për emrat e fëmijëve dhe domethënien.

Këtë vit shumë artistë të njohur përjetuan ndjenjën më të bukur duke u bërë prind për herë të parë.

Ndër to edhe diva shqiptare, Adelina Ismajli. Ajo dhe Vali u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Uliks.

Uliks është një emër i veçantë që vjen nga mitologjia greke. Ky emër është varianti latin i Odiseut, mbret i Itakës, simboli i zgjuarsisë, trimërisë dhe guximit.

Këtë vit, nënë u bë edhe këngëtarja e njohur Altuna Sejdi-Tuna. Tuna dhe bashkëshorti i saj Patris Berisha tashmë prindër të një djali shumë të ëmbël të cilin e pagëzuan me emrin Tian.

Një emër i bukur që ka prejardhjen nga emri Tina e që në përkthim ka kuptimin si dinjitoz ose i shenjtë.

Edhe vajza e dytë e aktores së njohur Teuta Krasniqi ka një emër shumë të bukur e të veçantë.

Është ky emri Kaia që prejardhjen e ka nga emri Maja. Emri Kaia është përdorur në Greqinë e vjetër, ku ekzistonte një perëndeshë e quajtur Caia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu