Kur Lamborghini 600 mijë dollarësh përfundon në plehra (FOTO)

Dita nuk shkon mirë kur sheh një Lamborghini 600 mijë dollarësh të përplasur në plehra.

Një Lambo Huracan është përplasur me një kosh plehrash në Kinë pasi shoferi i saj humbi kontrollin në Loudi, provinca Hunan.

Duke u përpjekur të merrte një kthesë në cep të rrugës shoferi shkoi drejt një grumbulli me plehra dhe më pas u përplas me tullat e kuqe të një ndërtese.

Siç mund ta shihni në fotot e mësipërme Lamborghini ka pësuar dëme serioze dhe jastëkët kanë dalë nga përplasja.

Makina e bardhë me çmim super të shtrenjtë vjen e veshur me mbulesë të kuqe dhe të zezë./Albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu