Kurrë më nuk do t’i hekurosni rrobat: Amvisat nga Azia kanë zbuluar një truk të mrekullueshëm!

Ndonjëherë nuk është keq të dëgjosh këshillën nga ndonjë shtet tjetër, madje edhe nga kontinenti tjetër!
Në të vërtetë, amvisat nga Azia kanë zbuluar një truk që vlen sikur ar, për shkak të të cilit më nuk do të detyroheni të merrni hekurin në duar!

Mbase do t’ju tingëllojë jologjike, sepse e para që shumica e njerëzve bëjnë para dushit është që t’i nxjerrin jashtë rrobat për t’u “dezinfektuar”.

Mu e kundërta – amvisat aziatike kursejnë kohën, mundin dhe paratë mu në këtë mënyrë! – transmeton Telegrafi.

Ato rrobat të cilat planifikojnë t’i veshin i marrin me vete në banjë dhe i varin në varëse dhe pastaj bëjnë dush.

Arsyeja nuk është shpejtësia dhe mbajtja afër e rrobave sapo të dalin nga vaska, por për shkak që avulli i cili lirohet në banjë gjatë bërjes dush hekuros plotësisht rrobat tuaja!

Të gjitha linjat në gardërobë, të cilat zbulojnë që keni përtuar t’i hekurosni, avulli në çast i eliminon.

Provoni, nuk keni çka të humbni!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu